Besojmë se të gjithë ju e keni në shoqëri një person që gjithmonë vonohet. Sigurisht që në ato momente gjëja e parë që keni menduar është si të mbushni edhe një orë bosh derisa ai/ajo do të vijë, apo t’ia mbathni me të katërta.
Ndoshta nuk e keni çuar ndërmend, por përgjegjësja e këtyre gënjeshtrave mund të jetë shenja e horoskopit:
Dashi
Shenja e parë dhe më e fortë e horoskopit kryeson gjithashtu edhe listën e shenjave që janë gjithmonë me vonesë. Nëse i hidhni një sy axhendës së tyre, është e mbushur plot me takime, evente, udhëtime, kështu që edhe mund të justifikohen nga njëra anë, mirëpo jo gjithmonë ndodh kështu. Edhe pse mund të mos ju pëlqejë, Dashi është përtac i lindur dhe shpeshherë e humbet sensin e masës kur bëhet fjalë për t’u organizuar. Shoqërohuni me ndonjë Bricjap nëse doni të ndryshoni pasi vetëm kjo shenjë mund të fusë në udhë të mbarë një Dash.
Në Japoni njerëzit janë shumë të përpiktë deri edhe tek minuta. Nëse u thua të të telefonojnë pas orës nëntë, ata me siguri do t’ju telefonojnë në nëntë e një minutë. Do t’ju vinte turp nëse do të ishit aty me 10 minuta vonesë në një takim.
Shërbimet janë ekstremisht të përpikta, e njëjta gjë ndodh me dyqanet që hapen e mbyllen në orar. Nëse një shërbim vonohet qoftë për 2 minuta, atëherë drejtuesit mbidhen me urgjencë dhe marrin masa që një situatë e tillë mos të përsëritet më.
3 shenja të horoskopit që janë gjithmonë vonë, ‘ja erdha për pesë minuta’…

Gjermanët, 10 minuta më herët!
Falë edhe të shkuarës industriale, por edhe karakteristikave të gjermanëve në tërësi, nëse ke lënë një takim në Gjermani apo me një gjerman në orën 08.00, bën mirë të shkosh aty që në 07.50, pra 10 minuta më herët. Gjermanët nuk e tolerojnë vonesën dhe nuk e honepsin dot, ndonëse për shkak të sjelljes xhentile shpesh nuk e tregojnë këtë gjë me të huajt.
Shtete korrekte në lidhje me oraret janë po ashtu: Zvicra, Suedia, Danimarka, etj.
Binjakët
Ndryshe nga Dashi, Binjakët kanë arsye të tjera. Duke qenë se kjo shenjë e ka të vështirë të marrë vendime, është gjithmonë në dilemë se çfarë të veshë, si t’i mbajë flokët, kë çantë të zgjedhë etj. Nëse nisni një debat me ta se pse vijnë kaq me vonesë, përgatituni për luftë, pasi nuk do e pranojnë asnjëherë fajin. Ata e dinë shumë mirë se kanë një problem të madh me korrektësinë, por nuk vënë asnjëherë mend. Kështu që pjesa tjetër duhet të mësohet, pasi nuk ka një rrugë të mesme.
Luani
Keni folur që mbrëmë për vendin dhe orën e takimit. I keni dërguar që në mëngjes mesazhe për t’i rikujtuar të dëgjojë alarmin, të mos vonohet si gjithmonë dhe që kësaj here nuk ka më justifikime, por Luani është një Luan. Luani është gjithmonë vonë pasi kalon shumë kohë para pasqyrës duke admiruar veten. Në fakt si Dashi, edhe Luani ka shumë plane gjatë ditës sa ndonjëherë vendos dy takime në të njëjtën orë.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
19.05.2018