Piktorë të rinj dhe me eksperiencë, shkrimtarë të rinj e të mëdhenj, aktore dhe aktorë, futbollistë e sportistë, skenografë dhe instrumentistë kanë shtuar 64 firma të tjera, duke e çuar në 256 numrin e atyre që bashkojnë firmat në letrën drejtuar zotit Rama, ku i kërkojnë votimin e 3 ligjeve.
Bie në sy këtë herë emri i shkrimtarit Fadil Kraja, i aktorëve Monika Lubonja, Zef Deda, Zyliha Miloti, i piktorëve Juka, Kalaja, i balerinave Enada Hoxha, Helga Saraçi e shumë të tjerë. Personalitete të të gjitha fushave i bashkohen grupit nismëtar të emrave më të mëdhej të mjeksisë, edhe si reagim i fyerjes dhe gjuhës së urrejtjes të përdorur nga zoti Rama kundër elitës shqiptare.
Të gjithë bashkë, si gjithë shqiptarët ata kërkojnë një gjë të thjeshtë; që zoti Rama të lejojë deputetët e tij të votojnë 3 ligjet e të mos bllokojë më rrugën e shqiptarëve drejt shtëpisë europiane.
15.01.2013
Burimi: Gazeta Shekulli
doktori
Nuk jemi aspak kunder miratimit te 3 ligjeve per integrim.Por, zoterinjte firmeshkrues ,me pare duhet ti thone Qeverise dhe kryeministrit qe te zbatoj ligjet qe ata vet kane miratuar.Nuk na duhet Europa para zbatimit te ligjeve ne shqiperi.Mos beni sikur nuk shikoni dhe nuk e dini se ligjet nuk zbatohen.