24-vjeçarja u tha prindërve se po vuante nga kanceri dhe për të jetuar i duhej të shkonte jashtë vendit për të ndjekur një terapi e cila ishte shumë e shtrenjtë.
Prindërit e Hanna Dickenson të cilët punonin si fermerë sakrifikuan shumë që ta ndihmonin të bijën. Por siç duket gjithçka kishte qenë një gënjeshtër. Ajo e ka shpikur këtë histori vetëm që të bënte një jetë më të mirë me lekët e prindërve të saj. Në momentin që është zbuluar ajo ka marrë dënimin me 3 muaj burgim.
Falë kësaj gënjeshtre 24-vjeçarja nga Australia arriti të fitonte 42 milionë dollarë australianë /26 mijë euro.
Ajo me këto para do të shijonte jetën e saj nën efektet e drogës, alkoolit apo udhëtimet jashtë vendit. Ata për “shërimin” e vajzës së tyre kanë marrë miliona euro borxh tek miqtë dhe familjarët e tyre.
24-vjeçarja u shtir se ka kancer vetëm për të përfituar para nga prindërit
Mashtrimin e ka zbuluar pikërisht njëri nga ata që kishte dhuruar lekët. Sepse kishte parë në Facebook foto nga pushimet dhe kishte ngritur dyshimet e tij.
Ai ka lajmëruar policinë dhe vajza e ka pranuar se ka përfituar nga prindërit duke u dënuar me tre muaj burgim.
Vendimi u mor nga gjykata Melbourne e cila e quajti “të neveritshme” sjelljen e vajzës. Ata kanë dënuar gjithashtu atë me 150 orë shërbim në komunitet në trajtim të personave me problem mendore dhe atyre që abuzojnë me drogën.
Avokatët e saj kanë njoftuar se do ta apelojnë vendimin.
