TIRANË-Gjykata e Tiranës, seksioni i krimeve të rënda shpalli sot të pafajshëm ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi, Margarit Kume si dhe gardistin Agim Llupo, të cilët akuzoheshin për vrasjen e 4 demonstruesve, gjatë protestës së 21 Janarit 2011.
Gjyqtari i çështjes Besnik Hoxha ka rrëzuar akuzën e Prokurorisë për vrasje me dashje në rrethana cilësuese.
Teksa lexoi vendimin për të akuzuarit, gjyqtari Hoxha kërkoi lirimin e menjëhershëm të ish-gardistit Agim Llupo si dhe heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-komandatin e gardës Ndrea Prendi.
“Gjatë hetimeve nuk është provuar që dy të pandehurit kanë realizuar këtë vepër penale me dashje, por kanë qenë në zbatim të ligjit për mbrojtjen e objekteve me rëndësi të veçantë”, theksoi Hoxha.
Po ashtu, Hoxha në vendimin e marrë ishte bazuar në një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Strasburgut për një rast të ngjashëm në Itali.
Avokati i Ndrea Prendit komentoi për mediat se vendimi nuk lë vend për asnjë koment. Ai shtoi se klienti i tij do të kërkojë dëmshpërblim për kohën e kaluar në paraburgim. Në prononcimin për mediat, avokati Genc Gjokataj e cilësoi vendimin e gjykatës si të drejtë, pasi sipas tij, komandanti i gardës Ndrea Prendi ashtu edhe gardisti Agim Llupo ishin në mbrojtje të institucioneve.
Të pandehurit kryesore te kësaj çështje ishin ish komandanti i gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, të akuzuar për vrasjen e 4 demonstruesve, gjatë protestës së 21 Janarit 2011.
Në seancën e djeshme, avokatët mbrojtës kërkuan që klientët e tyre të shpallen të pafajshëm për akuzat e vrasjeve të 4 protestueve të 21 janarit. Avokatët e Ndrea Prendit dhe të Agim Llupos kërkuan dje rrëzimin e akuzave të Prokurorisë pasi ato nuk vërtetohen.
Prokuroria kerkoi kërkoi 48 vjet burg për dy prej të akuzuarve kryesorë për ngjarjet e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues.
Organi i akuzës pretendon se gardistët kanë qëlluar drejtpërdrejt mbi demonstruesit dhe për këtë arsye ka kërkuar 23 vjet burg për ish-shefin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj dhe 25 vjet burg për ish-gardistin Agim Llupo, duke e cilësuar fajtor për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës.
Ky proçes gjyqësor i nisur dy vjet më parë shkoi sot drejt mbylljes së tij në Gjykatën e Shkallës së Parë, ndersa mbeten me ende pa autor vrasjet e ka demonstruesve, Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda e Aleks Nikaj.
Vendimi për 21 janarin, djali i Faik Myrtaj: Gjaku lahet me gjak
Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të shpallur të pafajshëm të pandehurit për ngjarjet e 21 janarit, vjen edhe reagimi i djalit të njërit prej 4 viktimave.
Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj deklaron për Neës 24 se me këtë vendim babai i tij u vra për të dytën herë.
“Vendimi ishte dicka që e prisja, se përderisa kryeministri dha urdhër të vriteshin katër vetë, normalisht që më vonë do t’i mbulonte. Por zoti kryeministër nuk ka marrë një gjë parasysh, ndoshta cdo gjë i mbulon mirë me gjykatën dhe me njerëzit e tij por nuk ka mbuluar një dicka akoma. Me fiset e këtyre personave cdo bëjë? Do t’i zhduki të tërë? Mirë mua mund të më zhdukë se unë një jam, po fisit tim cdo i bëjë? Se tradita e vjetër thotë që gjaku lahet me gjak dhe jo me lek sic është mësuar zoti kryeministër. C’lidhje kemi ne më drejtësinë, Me kërtë kryeministër qëe kemi ne s’mund të ketë drejtësi”, tha djali.
Ai tha më tej se me këtë vendim, “Ne ndjehemi si të varrosur për së gjalli.
Prokuroria: Hapa të mëtejshme pas zbardhjes së vendimit
Pas interesimit të News 24, se cili do të jetë reagimi Prokurorisë së Përgjithshme për vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila vendosi të shpallë të pafajshëm dy të pandehurit e ngjarjeve të 21 Janarit, Agim Llupon dhe Ndrea Prendin, Prokuroria deklaron se pret të zbardhet vendimi i plotë, pastaj të merren hapa të tjerë.
“Do presim vendimin e zbardhur. Do ndërmarrim hapa të mëtejshëm pas zbardhjes së vendimit”.
07.02.2013
Burimi: Balkanweb
tani2505
1 muaj para zgjedhjeve keni per ta pare se kush i vrau ata njeres. do denohen ata njeres pergjegjes qe cuan popullin per te ber grusht shteti do denohen ata qe filluan rremujen dhe c’do gje c’do arrestim qe do behet do ndiqet live ne tvsh shteti e ka mare seriozisht per ta cuar deri ne fund para zgjedhjeve ceshtjen e 21 janarit. ”dhe se fundi po te isha une ushtar i gardes 1 karikator do ti kisha zbrazur ne koke atij qe tentoi te hynte me makinen benz brenda ne kryeministri ”. ajde reeeee… njeres couni nga gjumi o popull gjumash. (nje femi qe fle rritet, po nje popull qe fle vdes) pse c’far kujtoni ju do ju rregulloj nje drogaxhi nje njeri ku nuk di ku ka familjen e vet.