Një shqiptar 32 vjeçar është arrestuar me akuzën e trafikut të marijuanës. Ai ishterezident prej vitesh në komunën La Spezia në Itali. Në zotërim të tij, forcat italiane të rendit kanë sekuestruar 106 kg marijuanë. Me vlerë përfitimi në treg për 2 milionë euro.
Të ngjashme mund të lexoni:
Shqiptari me inicialet R.B u ndalua nga Policia. Konkretisht në daljen jugore të autostradës së Modenas. Ndërsa udhëtonte me një furgon tip Fiat Ducati. Furgoni ishte i modifikuar enkas për fshehjen e drogës. Në pjesën e poshtme të rimorkios e komanduar me një levë elektronike, janë gjetur disa thasë me marijuanë me një peshë prej 106 kg.
Vlera e përfitimit e shitjes së saj në treg është 2 milionë euro.
Ndaj shqiptarit R.B 32 vjec është lëshuar urdhëri i arrestit me burg. Aktualisht ndodhet në qëndrën e vuajtjes së dënimit Sant’Anna të Modenas. Ai është në pritje të procesit gjyqësor.Policia Italiane ka nisur hetimet për të zbardhur prejardhjen e destinacionin final të kësaj sasie droge.
20.12.2017