Dramë prej papunësisë! Një vajzë e re i dha fund jetës në tualetin e shtëpisë së saj. 19-vjeçarja nuk e përballoi dot faktin që nuk i rinovuan kontratën e punës.
Ngjarja tragjike u shënua në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në Balsorano, Itali. Viktima është Oana Maria Cioponea me origjinë nga Rumania. Ajo jetonte në Itali, dhe pak kohë më parë nuk i kishin rinovuar kontratën e punës. Oana punonte si shitëse në një dyqan. Familjarët pretendojnë se mbetja pa punë kishte shkaktuar shenja të mëdha mërzie.
Kjo mendohet se mund ta ketë shtyrë drejt fundit fatal.
Prindërit e së resë kishin dalë për në punë, por u shqetësuan pasi e reja nuk u përgjigjej telefonatave të së ëmës. Ajo mendoi se Oana mund të ndihej keq duke u kthyer nxitimthi në shtëpi, por askush nuk i hapte derën. Pas kontrollit në shtëpi e gjeti të bijën të varur në tualet.
16.12.2017