Siguria ushqimore, kontrollet për përmbushjen e saj dhe politikat për këtë sektor të rëndësishëm si ekonomik ashtu edhe social, ndërvaren nga institucioni i AKU-së, autoriteti i kontrollit ushqimor. Rreth 185 subjekte janë penalizuar gjatë dy muajve të fundit.
Të ngjashme mund të lexoni:
Me ndryshimet që ka pësuar drejtimi i ploitikave të saj, jo vetëm në Durrës, vijnë edhe disa rezultate që flasin për një analizë dy mujore të punës së deritanishme të drejtuesve të rinj. Kështu, që nga muaji tetor e deri tani u është ndërprerë aktiviteti 29 subjekteve që operonin në kundërshtim me ligjin.
U është dhënë masë administrative paralajmërim 156 subjekteve. Ndërkohë që janë vendosur 45 masa administrative gjobë. Me vlerë totale 7 milionë e 170 mijë lekë. Autoriteti Kombetar i Ushqimit mbetet i vetmi që mund të vendosë peshoren në ekuilibër, kur bëhet fjalë për pasigurinë ushqimore. Rreth dy muaj më parë në krye të AKU qarku Durrës u vendos Sefer Sefa.
Ai pohon se siguria ushqimore vazhdon të jetë në shënjestër.
Nga njëra anë fondet e pakta dhe nga ana tjetër korrupsioni bëjnë që kjo fushëbetejë të mbetet e hapur. Vetë inspektorët e AKU tregojnë për vështirësitë që hasin në përballjet me tregëtarët. Nga ana e tyre, këta të fundit flasin për korrupsionin e punonjësve të këtij institucioni. Së fundmi, konsumatori është i humburi ose i fituari i kësaj beteje që duket se do të vazhdojë ende gjatë.
Për Lajm Shqip
Silvi Feimi