17 autoambulanca në shërbim të pushuesëve e turistëve. Risi rreth shërbimit mjeksor e shëndetësor gjatë stinës verore.Në tërë vendin janë stacionuar 17 autoambulanca për shërbim të pushuesëve e turistëve.
17 autoambulanca në shërbim të pushuesve e turistëve
Ato janë në gatishmëri non-stop, 24 orë. Është një nismë e marrë kjo nga ministria e Shëndetësisë. Sipas kreut të këtij dikasteri, Ogerta Manastriliu, 5379 qytetarë morën shërbim mjekësor vetëm gjatë muajit Qershor. Ky shërbim, në qendrat verore pranë zonave turistike. Aktualisht janë të hapura 26 qendra shëndetësore verore. Ato janë në shërbim të pushuesve dhe 17 autoambulanca janë stacionuar në zonat më të frekuentuara turistike. Masat e marra nga ministria e Shëndetësisë, japin më tepër siguri në plazhe e shtëpi verore me klimë malore.
Alfrida Danushi
03.07.2018