14 deputet grekë denoncojnë TV “Star”, lajme të rreme, rreth Kostandinos Kacifas
Televizioni grek “Star” paditet nga 14 deputetë të “Syriza” . Stacioni televiziv kombëtar grek “Star” është paditur nga 14 deputetë të “SYRIZA” . Kjo, për lajme të rreme në lidhje me vrasjen e Kostandinos Kacifas nga autoritetet shqiptare. Anëtarët e partisë në pushtet, denoncojnë televizionin “Star”.
Kjo, se ka transmetuar informacion të rremë duke kontribuar në mashtrimin e opinionit publik. Sidomos për një çështje të ndjeshme, si kjo e vrasjes së Kacifas, që përfshin marrëdhënien Greqi-Shqipëri. Në një pjesë të denoncimit nga deputetët thuhet. – “Lajmi i ditëve të fundit thotë se Konstandinos Katsifas nuk u vra gjatë një shkëmbimi zjarri, por u arrestua e më pas u vra në mënyrë makabre nga forcat policore shqiptare në fshatin Bularat me 28 tetor 2018. Ky është një shqetësim i madh për ne. Ky incident i rëndë u shfrytëzua për të nxitur nacionalizma të pavend në publik nga televizioni “Star” dhe nga faqe interneti të dyshimta për besueshmërinë e tyre.”

14 deputet grekë denoncojnë TV “Star”, lajme të rreme, rreth Kostandinos Kacifas
Deputetët, që denoncuan televizionin “Star”, janë Karagiannidis Christos, Akriotis George, Gkioles Gjoni, Theban Nikos, Katerina Inglezi.
Po ashtu, edhe Kavvadia Annetta, Cezium George, George Qirici. Lista denoncuese vazhdon me Morfidis Kostas, Balaouras Gerasimos, D. Zimanis Giorgos, Pallis Yorgos, Skoufa Betty dhe Stamatakis Eleni. Së fundi, ata u kërkojnë ministrave përgjegjës. – Çfarë iniciativash keni ndërmarrë për të rivendosur të vërtetën. – Çfarë veprimi do ndërmarrë Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit për këtë çështje. – A do të sanksionohen përgjegjësitë e stacionit televiziv STAR për këtë incident?”
Shkrim i marrë nga Qemal Lame
www.lajm-shqip.com
08.11.2018