105-vjetori, Meta: FA, e pazëvendësueshme për shërbimin ndaj qytetarëve. Ministria e Mbrojtjes organizoi një ceremoni për 105-vjetorin e Forcave të Armatosura. Kjo ceremoni u realizua në nsheshin “Nënë Tereza”. Ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Të ngjashme mund të lexoni:
•Green Card në SHBA, Shqipëria e para në Europë
•Shqipëria ia shet Kosovës rreth 3 milionë euro energji për 5 ditë
Meta theksoi rolin e Forcave të Armatosura në ndihmë të qytetarëve të përmbytur nga reshjet e shumta.
“FA tregoi se roli i saj në shërbim të qytetarëve është i pazëvendësueshëm. Gjithashtu kërkon kujdes e mirënjohje të veçantë”, deklaroi Meta.
Ai shtoi se kjo është një “datë historike dhe lavdie për Forcat e Armatosura. Si dhe një gur i fortë themeli në historinë tonë të shtetformimit”.
Ndërsa Olta Xhaçka u shpreh: “Teksa festojmë trashëgiminë e shquar, ju siguroj se jemi krenarë t’ju mbështesim në kontributin tuaj për vendosjen e paqes në zona të ndryshme”.
Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama uroi përmes një postimi në rrjetet sociale “ditëlindjen” e FA, citon Topchannel.
“Në këtë ditë, që shënon edhe 105-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, u urojmë me mirënjohje për gjithçka kanë bërë githnjë dhe edhe në këto ditë e netë sprove të madhe, vajzave e djemve, grave e burrave, të cilët i kanë dhënë lavdi e nder misionit atdhetar të ushtrisë sonë”, shkruan ai.